Letra e Mercedes: gati për një sezon ndryshe nga të mëparshmit

‘E patë W12, cfarë mendoni? Prezantimi është gjithnjë një ditë impenjative me ndjenjën e ekzaltimit dhe ankthin që ekzistojnë teksa i zbulojmë botës produktin tonë të ri. Jemi gati për një sezon që duket se do të shfaqet shumë ndryshe nga ata paraardhës, por pavarësisht kësja, mezi presim që të kthehemi në pistë të treguar cfarë dimë të bëjmë më mirë dhe sesi shkon W12’ –Kjo është letra e publikuar në rrjetet sociale nga Mercedes që iu drejtua në këtë mënyrë tifozëve të skuderisë në prag të fillimit të Botërorit të Formula 1 me Mercedes e skuadrat e tjera që do të zbresin në pistë në testet parasezonale në Bahrein

‘Nëse na ndiqni nga shtëpia, nga telefoni ose(shpresojmë) nga tribunat e pistave, ne ju jemi gjithnjë mirënjohës për mbështetjen, pasionin dhe shoqërinë tuaj-vijon letra e Mercedes-mezi presim që t’ju marrim me vetë në udhëtimin tinë në këtë sezon 2021 të Formula 1.

Sfidanti.al