Infermieria e PSG do të boshatiset këtë të mërkurë, pikërisht në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes kampionëve të Francës dhe Barcelonës. I fundit që u riaftësua nga dëmtimi i tij për transalpinët ishte Neymar që këtë të diel u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës që do të thotë se ai do të jetë në fushë në ndeshjen e së mërkurës.
Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, ylli brazilian do të jetë në listën e të grumbulluarve të Pochettinos për ndeshjen me katalanasit. Pas dëmtimit të pësuar në 10 shkurt në aduktor, Neymar humbi 4 javët e fundit në aktivitete dhe rikthimi i tij do të jetë pikërisht kundër Barcelonës
Të vetmit që do t’i mungojnë PSG për përballjen me skuadrën e Ronald Koeman do të jenë Bernat për dëmtim të ligamenteve dhe Moise Kean i prekur nga Covid-19.
Sfidanti.al