Kovidi godet sërish Euro 2020, Portugalia humbet Zhoao Kanselon

Mbrojtësi i Mançester Sitit nuk do të jetë në fazën finale të turneut pasi u godit nga sëmundja e momentit. Zhoao Kanselo u detyrua të braktiste skuadrën e Portugalisë, kampione Europe në fuqi, sepse doli pozitiv për koronavirus, dhe trajneri Fernando Santos u detyrua të thërriste në ekip Diogo Dalotin. Futbollisti i huazuar tek Milani, që luan për Portugalinë U21, do të plotësojë ekipin për në finalet e Europianit. Kjo ndodhi në Budapest, ku Portugalia po përgatitet për ndeshjen, ndërsa autoritetet shëndetësore hungareze u lajmëruan menjëherë, me lojtarin që u vendos në izolim të plotë. Kovidi ka goditur disa ekipe në Europian, sidomos Spanjën, ndërsa mund të ketë probleme edhe në vazhdim.

Sfidanti.al