Konte-Celsi, një ‘divorc’ prej mbi 30 milionë Euro

Shkarkimi I Antonio Kontes I kushtoi 31.2 milionë Euro Celsit. Kjo është ajo që rezulton nga bilanci I klubit londinez deri në 30 qershor të 2019 dhe që u publikua nga media britanike. Konte u largua nga drejtimi I Celsit në verën e 2018 kur kishte edhe 1 vit kontratë me Blutë e Londrës. Pas rastit Konte, shifra e dëmshpërblimit të Celsit për shkarkimin e trajnerëve nga Abramovic që nga 2004 e deri tani arrin në 90 milionë Euro.

Vlera e saktë e dëmshpërblimit për shkarkimin e trajnerit Konte duke përfshirë edhe shpenzimet ligjore  është 26.6 milionë Paund, një shifër kjo që ka rënduar në bilancin e klubit londinez që rezulton me një humbje prej 96.6 milionë Paund. Pavarësisht fitimit të titullit në Premier League dhe të 1 Kupe të Anglisë, bashkëpunimi mes Kontes dhe Celsit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, me palët që përfunduan në gjykatë për të zgjidhur problemet mes tyre. Trajneri ngriti padi ndaj Bluve të Londrës që nuk donin t’I paguanin vitin e fundit të kontratës duke e akuzuar për thyerje të rregullave të brendshme të klubit.

Celsi në mënyrë konkrete përfshiu në këtë histori cështjen Diego Kosta me lojtarin që e mësoi nëpërmjet një mesazhi telefonik faktin që nuk ishte më pjesë e planeve trajnerit Konte duke detyruar klubin që ta shesë sulmuesin te Atletiko Madrid. Por kjo cështje në fund u fitua nga Konte ashtu sic ka ndodhur edhe me shumë beteja në fushën e lojës.

Sfidanti.al