Vlerat sipas CIES; Mbape, futbollisti më I kushtueshëm

Erdhi viti 2020 dhe Observatori I Futbollit CIES përfitoi nga rasti për të përpiluar klasifikimin e parë për këtë vit që ka të bëjë me futbollistët më të kushtueshëm duke u bazuar te 5 kampionatet kryesore në Evropë. Në këtë aspekt, vendin e parë si lojtari me vlerën më të lartë e mban Kilian Mbappe me sulmuesin e Paris Sën Zhermenit që vlerësohet me shifrën e 265.2 milionë Euro.

Në këtë klasifikim bie në sy fakti që janë 20 lojtarë që vlerësohen me mbi 100 milionë  Euro. Pas Mbappe, në vendin e dytë dhe të tretë janë dy lojtarë të Premier League, Raheem Sterling me 223.7 milionë Euro dhe Mohamed Salah me 175.1 milionë Euro. Lionel Messi është në vendin e 8 me 125.5 milionë Euro, ndërkohë që në dhjetëshen e lojtarëve më të kushtueshëm janë edhe Sancho, Mane , Kejn, Rashford, Grizman e Lautaro Martinez, ndërsa Kristiano Ronaldo nuk është I përfshirë mes 20 lojtarëve më të shtrenjtë.

Sfidanti.al