Guardiola e thotë qartë: S’do shkoj kurrë te Reali e Mancester Junajtid

‘Pas Mancester Sitit, për mua është e pamundur të drejtoj Mancester Junajtid dhe kjo vlen edhe për Realin e Madridit duke parë të kaluarën time. Më mirë shkoj në Maldive, përkundrazi, jo, sepse atje nuk ka fusha golfi-kjo është ajo që la deklaruar Pep Guardiola që duket se kishte ditën e lëshimit të batutave, pikërisht në prag të derbut me Mancester Junajtid në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Tekniku katalanas I kampionëve të Anglisë iu referua edhe një fraze të Sir Aleks Ferguson që I përkufizoi Citizens si ‘fqinjë të zhurmshëm’ në momentin kur filloi epoka e sheikëve që filluan të bënin blerje të mëdha.

‘E di që kur unë nuk isha këtu, Mancester Siti konsiderohej si ‘fqinj I zhurmshëm’-tha Guardiola-por tani nuk e di nëse është më kështu. Në Spanjë, ndeshjet derbi ishin kundër Espanjolit dhe Realit të madridit edhe pse me këtë të fundit nuk ishte sfidë mes klubeve të të njëjtit qytet. Por ishin sfida që ndiheshin shumë. Në Angli ka disa skuadra të nivelit të lartë, jo si në kampionate të tjera ku janë 2 ekipe që dominojnë mbi të tjera kështu gjërat këtu janë ndryshe. Por unë e di se sa vlen për qytetarët e Mancesterit kjo ndeshje derbi’.

Me siguri që për Citizens nuk  do të jetë e lehtë përballja me Mancester Junajtid.

‘Me mancester Junajtid mund të fitosh dhe të humbasësh, mund të ndodhë gjithcka-tha Guardiola-kjo edhe për faktin se mund të ndeshesh disa herë. I di vlerat e skuadrës sonë, por nuk mund të fitojmë gjithmonë’. Dhe në  fakt, në kampionat  në këtë sezon, Mancester Junajtid e mundi Sitin 2-1 dhe për këtë të fundit është koha e revanshit.

Sfidanti.al