Koeman sulmon Rudi Garcian: Është një trajner francez që i pëlqen të bëhet protagonist

Ronald Koeman nuk është një person që kursehet kur flet dhe duke marrë parasysh se kur luante e quanin ‘Rambo’ është një person që është më mirë të mos e zemërosh. Këtë po e mësojnë edhe mediat spanjolle që gjatë konferencave për shtyp të tij janë bërë dëshmitarë të deklaratave të forta dhe të drejtpërdrejta dhe sipas të përditshmes AS, ajo në prag të sfidës me Sevillan në Kupën e Mbretit, nuk bën përjashtim. Holandezi u përgjigj pyetjeve që kanë të bëjnë me formacionin për ndeshjen ndaj andaluzianëve, por edhe ndonjë pyetjeje tjetër pak…jashtë teme, si psh polemika me Rudi Garcia

Kur Koeman tha se kush flet për të ardhmen e Messit tregon mungesë respekti ndaj Barcelonës, Garcia nuk ngurroi të thumbojë kolegun e tij Koeman .Edhe ai bëri të njëjtën gjë me Depay. Përgjigja e holandezit kur ia bënë të ditur fjalët e trajnerit francez ishte e menjëhershme, ‘Nuk e di përse e bëjnë, nëse argëtohen duke folur për të ardhmen e Messit, edhe mund ta bëjnë-tha Koeman-tani flet një trajner i Lyonit të cilit i pëlqen shumë të jetë protagonist. Por Rudi Garcia nuk është një person i rëndësishëm për mua, unë duhet vetëm të përgatis ndeshjet e radhës. Më vonë do të shohim’.

Sfidanti.al