Kupa e Francës, autobusi i skuadrës, harron mesfushorin në…autogrill

‘Mami, humba autobusin dhe humba në autostradë’. Kjo është historia e pabesueshme e Thierry Njoh-Eboah, mesfushorit 27 vjecar të skuadrës së Divizionit të Pestë të futbollit francez, Louhans-Cuiseaux që ishte e impenjuar në një ndeshje të raundit të 7 të Kupës së Francës. Ngjarjen e tregon e përditshmja ‘Le Parisien’. Historia tregon se pas një pushimi 30 minuta në autogrill, autobusi i skuadrës Louhans-Cuiseaux u nis sërish duke harruar futbollistin.

Klubi dërgoi menjëherë një makinë për të marrë Njoh-Eboah që u detyrua të nisë ndeshjen nga pankina. Më pas skuadra e tij kaloi raundin pasi e fitoi ndeshjen 3-1 .

Sfidanti.al