Kimih kundërshton Hënesin: Ter Shtegen nuk tha asgjë të keqe

Në Gjermani tashmë kanë shpërthyer debatet përsa I përket vendit të titullarit në Kombëtare mes Manuel Nojer dhe Ter Shtegenit. Portieri I Barcelonës është shprehur I zhgënjyer për faktin që nuk po luan dot në formacion me Nojer që I është kundërpërgjigjur se duhet të mendojë më shumë për të mirën e skuadrës. Ai që I hodhi  benzinë zjarrit mes të gjithë këtij debati ishte presidenti I Bajernit të Mynihut që doli në mbrojtje të Nojerit duke përcmuar në një farë mënyre Ter Shtegen.

Në mes të gjithë këtyre polemikave ndërhyn Xhoshua Kimih I cili kundërshtoi presidentin e skuadrës së tij për të dalë në mbrojtje të Ter Shtegenit. ‘Mark nuk tha asgjë të keqe-deklaroi Kimih në një intervistë për televizionin gjerman ZDF-ai tha vetëm që ishte I zhgënjyer dhe është e qartë që mund ta kuptoj. Nuk e sulmoi Nojer në asnjë moment’.

Sfidanti.al