Këshilla e Dani Alves për Dybalën ‘tërbon’ tifozët e Juventusit

Deklarata e Dani Alves për Paulo Dybalën duke e këshilluar të largohet nga Juventusit, nuk është pritur mirë nga tifozët e Zonjës së Vjetër. Nëpërmjet rrjeteve sociale ata iu kundërvunë mbrojtësit brazilian duke shkruar mesazhe të ndryshme . Madje kishte edhe nga ata që i thanë: ‘Ai që duhet të largohet je ti’ apo ‘E turpshme ajo që the Dani Alves është e papranueshme . ‘Dybala është një xhevahir dhe do të japë shumë në të ardhmen. Do ta këshilloja që të lërë Juventusin nëse do qe të përmirësohet-ishte deklarata e Dani Alves për Dybalën në një intervistë për median braziliane që shkaktoi edhe këtë ‘tërbim’ të tifozëve bardhezi.

Sfidanti.al