Pas një sezoni rraskapitës por të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme me triumfin në La Liga dhe Champions League, Zinedine Zidane i lejoi vetes të bëjë pushime të qeta. Së bashku me bashkëshorten e tij, Veronique, trajneri i Realit të Madridit ‘e braktisi’ Spanjën për pak kohë për të nisur një udhëtim në Itali si për të ‘stakuar spinën’ nga ajo që përjetoi në 9 muajt e fundit. Ditën e premte Zidane dhe bashkëshortja e tij u panë në qytetin Taormina në Siçili, ndërsa në etapën e pushimeve të së shtunës ata pozuan së bashku në Piazza Del Duomo në Milano.
sfidanti.al