Kylian Mbappe nuk kërkohet vetëm nga Reali; Arsenali ofron 115 mln Euro dhe Giroud

Reali i Madridit nuk është i vetmi klub që ka hedhur sytë nga talenti i Monacos Kylian Mbappe. Në garë për 18 vjeçarin është përfshirë edhe Arsenali që ka vendosur të bëjë një prej ofertave më të çmendura të kohëve të fundit. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Topçinjtë e Londrës kanë vendosur t’i ofrojnë Monacos 115 milionë Euro dhe kartonin e  Olivier Giroud për të lejuar kalimin e Mbappe në ‘Emirates Stadium’. Megjithatë për këtë Arsenali duhet të presë dhe të shohë se çfarë do të ndodhë edhe me Cristiano Ronaldon, që duket se do të jetë epiqendra e merkatos së kësaj vere.

Sfidanti.al