Fillimi i këtij sezoni në MotoGP për Suzukin është krejtësisht për t’u harruar dhe kjo ka bërë që Andrea Iannone të hyjë në krizë. Ka nga ata që të gjithë fajin për këto momente të errëta të pilotit italian ia hedhin të fejuarës së tij, bukuroshes argjentinase Belen Rodriguez, madje u arrit deri aty sa të bëhej e ditur se drejtuesit e skuadrës së Suzukit po mendojnë që të mos e lejojnë më Rodriguez të jetë e pranishme në bokse, një lajm që drejtuesit e skuadrës japoneze e mohuan në mënyrë kategorike. ‘Nuk është aspak e mundur-tha menaxheri i Suzukit, Davide Brivio-asgjë nuk është e vërtetë dhe unë besoj se askush nuk e ka menduar këtë sepse Belen sa herë ka ardhur në gara e ka bërë pa u vënë shumë re. Po flitet shumë për këtë gjë, por unë mendoj se kjo histori mund të sjellë vetëm qetësi. Kur një person është i dashuruar nuk mund të shfaqë gjë tjetër perveç lumturisë së tij’.
sfidanti.al