Kaos te Marseille, Villas Boas jep dorëheqjen, por klubi e pezullon

Olympique Marseille nuk gjen paqe. Në fillim ishte dhuna e shfaqur nga tifozët që pushtuan qendrën stërvitore të skuadrës duke bërë që ndeshja me Rennes të shtyhet për një datë të mëvonshme, tani vjen dorëheqja e trajnerit Andre Villas Boas. Vetë portugezi komunikoi dhënien e dorëheqjes në konferencën për shtyp duke e motivuar vendimin e tij me përplasjet me drejtuesit e klubit për merkaton e transferimeve

‘Nuk jam dakord me politikën sportive të klubit dhe paraqita dorëheqjen-tha Villas Boas-nuk dua asgjë nga Olympique Marseille. Nuk I dua paratë. Ende nuk kam marrë një përgjigje nga klubi, më thanë se do të përgjigjen shpejt’.

Ajo që vuri kapakun të gjithë kësaj historie ëshët blerja e Ntcham nga Celtic. ‘Ntcham është një futbollist për blerjen e të cilit kisha thënë jo-shtoi Villas Boas-nuk ishte në listën e merkatos dhe e mësova ardhjen e tij nga lajmet. Edhe për Radonjic më njoftuan  në momentin e fundit. Nuk gjejmë akorde, tani dua të largohem. E dua Marseille dhe Olympique, por nuk mund të prekësh profesionalizmin tim. Nëse Klubi do të refuzojë dorëheqjen time atëherë, do të qëndroj, por unë dua të largohem’

Nuk vonoi përgjigjja e Olympique të Marseille që nëpërmjet një komunikate zyrtare bëri të ditur pezullimin e Andre Villas Boas

‘Marrja e këtij vendimi paraprak u bë e paevitueshme  duke parë veprimet e një pasnjëshme që dëmtojnë imazhin e Marseille dhe punonjësve të saj që e mbrojnë cdo ditë-theksohet në komunikatën e klubit francez-komentet e bëra në konferencën për shtyp për Drejtorin e Përgjithshëm Pablo Longoria janë të papranueshme. Puna e tij e shkëlqyer nuk mund të vihet në diskutim, përkundrazi është pritur mirë nga të gjithë në këte sesion të merkatos të shenjuar nga një krizë e paprecedentë’

Sfidanti.al