Kanjizares akuzon presidentin e Valencias: Anuloi një projekt për kërkimet kundër kancerit te fëmijët sepse….

Valencia rrezikon të përfshihet në polemika të mëdha pas një deklarate të fortë të ish portierit Santiago Kanjizares në drejtim të klubit e në mënyrë të vecantë  të presidentit të tij, Antil Mërti. Sipas të përditsjmes ‘Marca’, Kanjizares foli për ‘El Partidazo de Cope’ ku lëshoi edhe akuzat në drejtim të presidentit të klubit valencian

‘Antil Mërti anuloi një projekt që ishte nisur në bashkëpunim me Valencian për luftën kundër kancerit te fëmijët për shkak të kritikave të mia në drejtim të klubit-u shpreh Kanjizares kundër kreut të Valencias.

Ish portiere spanjoll pas vdekjes tragjike të djalit të tij, bashmë me bashkëshorten e tij krijuan një fondacion ‘El Sueño de Vicky’ për të ndihmuar në kërkimet në luftën kundër sëmundjes që godet më të rinjtë dhe që i mori jetën edhe djalit të tij 5 vjecar. Fjalët e Kanjizares pas shkarkimit të Marselinos duket se rezultuan fatale për vazhdimësinë e këtij projekti. Ish portiere deklaroi se ai do të vazhdojë projektin në bashkëpunim me Realin e Madridit, duke qenë se Valencia ndërpreu gjithcka.

Reagimi I klubit valencian ishte I menjëhershëm dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp dha versionin e tij të fakteve duke specifikuar se nuk e ka braktisur këtë projekt dhe se është në dispozicion për projektet e ardhshme

Sfidanti.al