Maradona I tërbuar; Himnasia vetëm humbet, ai dërgon gjysmën e ekipit te rezervat

Gjendja e Maradonës  në ndeshjet e tij të para si trajner I Himnasia La Platas është si mos më keq. El Pibe de Oro solli shumë entuziazëm te tifozët, por aspak rezultate. Në fakt skuadra e tij në 3 ndeshjet e para me të në pankinë nuk ka marrë asnjë pikë dhe është kjo një situatë të cilin Maradona nuk e ka pritur aspak mirë. Është e vërtetë që në sfidën ndaj River Plejtit, futbollistët e Maradonës shfaqën disa përmirësime, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe El pibe De Oro, që si futbollist ka bërë teka, vendosi të përdorë ‘grushtin e hekurt’.

Sipas tabloidit ‘The Sun’, Maradona dërgoi futbollistë të ekipit të parë që të stërviten me skuadrën rezervë. Ishin 7 lojtarë që morën këtë ndëshkim të rëndë dhe bëhet fjalë për  Xhonatan Çakon, Gijermo Enrike, Lukas Migez, Huan Kataldi, Kalil Karabajo, Erik Ramirez e Lukas Kalderon.

Dhe e gjithë kjo ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes që Himnasia do të luajë me Godoj Kruz, me skuadrën e Maradonës që është në vendin e fundit me vetëm 1 pikë ne 8 ndeshje të zhvilluara, dërkohë që Godoj është e parafundit, por ndryshimi qëndron se kjo skuadër e ka fituar të paktën 1 ndeshje

Por edhe vetë Maradona ka fajet e tij. Vendimi I tij për të spostuar grumbullimin e Himnasias për ndeshjen me Godoi në qendrën stërvitore të kombëtares, që është 100 km lar stadiumit të kundërshtarëve, nuk është pëlqyer, ndërkohë që edhe tifozët që e pritën sikur të ishte Mesia, tani kanë filluar të kenë dyshime. Kushedi, ndoshta  ndeshja tjetër mund të sjellë vendime befasuese.

Sfidanti.al