Juventusi ka kapiten të ri – Xhorxho Kielinin

Kapiteni i deritanishëm i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, njoftoi se ai do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, po ashtu, edhe nga përfaqësuesja, me qëllim që t’u japë shanse të rinjve. Mbas largimit të tij, automatikisht, lind pyetja se cili lojtar do ta pasojë atë në funksionin e kapitenit të ekipit dhe përgjigja është: Xhorxho Kielini.

“Xhorxhos i përgjigjet në mënyrë të përsosur roli i kapitenit të Juventusit”, tha Bufoni në konferencën e tij të fundit të shtypit.

Ç’është e vërteta, një vendim i tillë edhe pritej, pasi ishte Kielini që bëhej kapiten i Juves, kur mungonte Bufoni.

Bufoni ka luajtur me Juventusit plot 17 vite dhe klubi juventin, mbasi ai deklaroi se do të largohej nga klubi, i falendëroi atë përmes një videoje emocionale.

Sfidanti.al