Mesi: Vetëm Reali arrin rezultate të mira me lojë të keqe!

Asi kryesor i Barcelonës, Lionel Mesi, konsideron se Reali i Madridit mund të arrijë rezultate të mira, madje, edhe kur luan keq. “Reali ka lojtarët më të mirë në botë sa u përket pozicioneve, ashtu si edhe ne. Por Reali ka diçka që vetëm ai e zotëron. Ai mund të arrijë rezultate të mira, madje, edhe kur luan keq, kurse ne, te Barcelona, duhet të luajmë mirë, nëse duam që të fitojmë”, deklaroi Mesi në “TyC Sports”, duke vazhduar më tej:

“Ne duhet të kishim dalë në gjysmëfinale të Champions-it, po të kemi parasysh epërsinë e madhe që patëm kundër Romës në ndeshjen e parë. Por, diçka nuk shkoi ashtu si duket. Zhgënjimi ishte shumë i madh, pasi ishim kaq afër”, vuri në dukje Mesi.

Sfidanti.al