Juventus nuk pret Romën; 17 milionë Euro për Dzekon

Cështja Milik-Dzeko për momentin nuk zhbllokohet. Bardhezinjtë që duan t’i sigurojnë sa më shpejt një sulmues trajnerit Pirlo kanë vendosur të rrisin ofertën për futbollistin boshnjak në 17 milionë Euro, një shifër kjo e lartë për një futbollist që tashmë është në moshën 34 vjecare. Verdhekuqtë janë gati të japin OK për të nisur kërkimet për një tjetër qendërsulmues.

Juventus nuk dëshiron që të dielën e ardhshme në sfidën kundër Romës të zbresë në fushën e lojës me cështjen Dzeko të lënë pezull. Për këtë arsye Zonja e Vjetër vendosi të përshpejtojë hapat për të mbyllur këtë histori që në fillim të javës. Ndërkaq, ashtu sikurse e tha edhe vetë Pirlo në konferencën për shtyp, cështja Suarez është mbyllur përfundimisht. Vetë Paratici bisedoi në telefon me uruguajanin për t’i komunikuar se është i cliruar nga impenjimet me Juventusin

Roma nga ana e saj, e irrituar me pavendosmërinë e Milik po kërkon jo 1 por 2 qendërsulmues për të zëvendësuar Dzekon. Për momentin nuk ka emra konkretë, por po përmendet vetëm për 22 vjecarin Bustos të Tellers.

Sfidanti.al