Juventus-Napoli, kërkohet datë për zhvillimin, shfaqet hipoteza 14 shkurt

Juventus-Napoli do të luhet, por kur? Lega Serie A flet për një shtyrje të saj në një datë për t’u përcaktuar, por gjetja e datës së përshtatshme është si të kërkosh gjilpërën në kashtë për shkak të një kalendari shumë të ngjeshur me aktivitete. Menjëherë pas daljes së vendimit të Kolegjit të Garancisë Sportive filluan të shfaqej hipoteza e spostimit të finales së Superkupës së Italisë, ose ajo për shtyrjen e kësaj ndeshjeje në maj në fund të sezonit

Ajo që foli për këtë ndeshje ishte e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’ sipas së cilës, hipoteza që po merr më shumë formë është zhvillimi i mundshëm i saj në 14 shkurt. Por në këtë datë është programuar zhvillimi i sfidës së faqzës së dytë mes Napolit dhe Juventusit në Stadiumin Maradona, por që do të shtyhet për në datë tjetër nëse në 14 shkurt do të luhet ajo e 4 tetorit.

Në ditët e kaluara u fol edhe për mundësinë e zhvillimit të sfidës në janar, por ky është një muaj i mbushur me impenjime me Superkupën në 20 janar, ndeshjet e mesjaveës në kampionat në 6 janae dhe sfidat e Kupës së Italisë në javët e 13 dhe 27 janarit dhe 3 e 10 shkurtit. Nëse Juventusi dhe Napoli do të eliminohen para gjysmëfinaleve të Kupës atëherë ndeshja mes tyre mund të luhet në fillim të shkurtit, por është e pamundur të flasësh tani për këtë dhe shumë do të varet edhe nga ecuria e ekipeve në arenën evropiane.

Sfidanti.al