Filippo Magnini është prekur nga Covid. ‘Për fat të keq, sot rezultova pozitiv me Covid-19-shkruante notari italian në profilin e tij në Instagram-mora cdo masë për të evituar marrjen, por nuk mjaftoi. Tani shqetësimi më i madh është për familjen time, shpresoj që të mos ia kem ngjitur askujt. Kam hyrë menjëherë në izolim. Vendosa që ta bëj publike në mënyrë që të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me mua të marrin masat e duhura. Kjo Krishtlindje do të jetë e cuditshme. Vetëm mendimi që për 10 ditë nuk do të marr në krah vajzën time më fut ankthin. Pamundësia për të përkëdhelur zemrën time më trishton por nuk më lejohet të dorëzohem. Tani nis rrugëtimi im për të kaluar një tjetër pengesë’.
Sigurisht e fejuara e tij Giorgia Palmas nuk ngurroi të bëjë komentin e saj teksa i dha zemër notarit italian. ‘Zemër, do ta kalojmë edhe këtë-ishte komenti i show-girl italiane në postimin e Filippo Magninit.
Sfidanti.al