E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United është në dyshim. Kontrata e mesfushorit francez me Djajtë e Kuq do të skadojë në vitin 2022 kjo sepse Manchester United vendosi të ushtrojë opsionin e zgjatjes së saj për një vit, por prej muajsh në fakt po flitet për një largim të mundshëm të tij nga Old Trafford dhe së fundmi ai që i hodhi benzinë zjarrit ishte agjenti i tij Mino Raiola.
Te Juventusi janë gati të bëjnë gjithcka për ta sjellë sërish Pogba në Torino, por Ole Gunnar Solskjaer nuk është aspak dakord dhe përpiqet të mbajë Pogbanë nën urdhrat e tij.
‘Shpresojë që të fitojë këtu dhe që Paul të mund të qëndrojë-tha Solskjaer në një intervistë për rrjetin ESPN
Sfidanti.al