Juventus, drejtuesit, takim pas humbjes me Milanin; konfirmohet Pirlo

Takimi mes drejtuesve të Juventusit pas humbjes 3-0 me Milanin nuk u shoqërua me vendime të menjëhershme për të ardhmen e Andrea Pirlos që të paktën për momentin mbetet në pankinën bardhezi edhe për ndeshjen e së mërkurës me Sassuolon. Gjithsesi, pozicioni i tij mbetet në dyshim përsa i përket sezonin e ardhshëm dhe në vendimin përfundimtar do të ketë peshë edhe cështja e kualifikimit të Juventusit në Ligën e Kampioneve

Aktualisht Juventus është në vendin e pestë dhe nuk është më padron i fatit të tij përsa i përket pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm. Për  t’u pozicionuar në vendin e katërt, Juventus duhet të shpresojë në gabimet e Milanit, Napolit apo Atalantës që janë përpara tij.

Sfidanti.al