Juventus dhe problemi Douglas Costa; Bayerni nuk do ta mbajë brazilianin

Aventura e dytë e Douglas Costa te Bayerni i Mynihut nuk po jep rezultatet e shpresuara dhe braziliani po përgatitet për kthimin në bazë në fund të sezonit për të krijuar një situatë për t’u zgjidhur te skuadra e Juventusit duke qenë se klubi gjerman nuk ka ndërmend të nisë tratativat me bardhezinjtë për ta mbajtur Douglas Costan.

Nëse nuk do të ketë një lëvizje surprizë, huazimi i Douglas Costa do të mbetet e tillë dhe nuk do të ketë asnjë zhvillim të ri. Paraqitjet e brazilianit në Bundesligën gjermane nuk bënë që të ndizen shkëndijat as nga ana e klubit e as nga ana e vetë futbollistit. Deri tani Douglas Costa ka zhvilluar 22 ndeshje me Bayernin e Mynihut duke shënuar 1 gol e duke dhënë 3 assist, shumë pak për të menduar për një investim të rëndësishem për Douglas Costa

Kështu që në qershor pritet të Douglas Costa të kthehet në Torino dhe do të detyrojë Juventusin të bëjë konsiderata të kujdesshme për futbollistin me synimin që t’i gjejë një sistemim të ri. Rikthimi I Douglas Costa në Vinovo, në fakt mund të jetë vetëm i përkohshëm në pritje të ofertës më të mirë.

Sfidanti.al