Goli fantazmë i Ronaldos; arbitri u kërkoi ndjesë portugezëve

Polemikat nuk shuhen, përkundrazi, ndizen akoma më shumë. Kështu në  këtë pikë ai që u përpoq të shuajë zjarrin e kësaj polemike që shkaktoi mosakordimi I golit të rregullt të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Portugalisë me Serbinë në Beograd ishte arbitri Danny Makkelie që kërkoi ndjesë për gabimin e tij

Ronaldo protagonist në fundin e ndeshjes që përfundoi 2-2, shënoi në minutën e 93 por asnjë nga arbitrat që nuk e kishin ndihmën e teknologjisë, nuk e akordoi, por futbollisti e ndjeu se topi e kishte  kaluar vijën fatale të portës. Në fund të ndeshjes Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit në tokë duke u larguar i zemëruar nga fusha lojës.

I kontaktuar nga e përditshmja portugeze ‘A Bola’, arbitri holandez shpjegoi cfarë ndodhi. ‘E vetmja gjë që mund të them është se i kërkova ndjesë trajnerit Santos dhe përfaqësueses portugeze-tha Makkelie-ne arbitrat punojmë shumë për të marrë vendimin e duhur-nuk jemi të kënaqur kur bëhemi protagonistë të episodeve të tilla’.

Sfidanti.al