Hodhi shiritin në tokë, Santos: Ronaldo mbetet kapiten i Portugalisë

Hodhi shiritin në tokë, Santos: Ronaldo mbetet kapiten I Portugalisë

‘Është një kapiten ekzemplar për të gjithë ne, një shembull kombëtar’-Kështu u shpreh trajneri i përfaqësueses portugeze Fernando Santos ndaj kritikave që vërshyen mbi Cristiano Ronaldon që hodhi në tokë ,e forcë e zemërim shiritin e kapitenit pas golit të rregullt që nuk iu akordua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022 me Serbinë, gol që do t’i jepte fitoren Portugalisë.

Ishte kjo një deklaratë që pavarësisht asaj që ndodhi në Beograd, roli I liderit të Ronaldos te Portugalia nuk vihet në diskutim

Protesta e fortë nuk do t’i kushtojë Ronaldos edhe për faktin se u duk menjëherë që ishte e justifikueshme duke qenë se edhe pamjet televizive nxorën në dritë gafën e madhe të arbitrit Danny Makkelie që kërkoi menjëherë ndjesë

Sfidanti.al