Media angleze bën të të ditut se trajneri i ri i përkohshëm i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, ka ftuar ser Aleks Fergusonin në stërvitje në prag të ndeshjes së fundvitit të Premier Ligës që të shërbejë si një inspirim suplementar për fitoren e tretë radhazi të “djajve të kuq”.
Mediume të ndryshëm potencojnë faktin se zgjedhja e Solskjerit si trajner i përkohshëm ka qenë ide e “plakut” Ferguson që ndikoi që trajneri norvegjez të punojë në tandem me ish-asistentin e tij Majk Filan. Në fakt, atmosfera në dhomën e zhveshjes dhe në fushë të futbollistëvë të Junajtidit tani duket më e relaksuar, sikur ata kanë shpëtuar nga kthetrat e Murinjos!
Sipas medias, plani është që Fergusoni të ndjekë stërvitjen e lojtarëve në qendrën sportive Kerington dhe të pijë çaj me Solskjerin, ndërkohë që trajneri veteran skocez konsideron se Junajtidi është në gjendje që ta zejë vendin e 4-të në Premier Ligë që të çon në Ligën e Kampioneve. Sidoqoftë, Junajtidi tani mbas 19 ndeshjesh është tetë pikë larg vendit të 4-t që e mban Çelsi mbas 19 ndeshjesh (40 pikë).
Sfidanti.ai