Reali i Madridit ndodhet mes problemeve të mëdha mbas largimit të Kristiano Ronaldos, kështu që presidenti i tij, Florentino Perez, ka filluar rikonstruksionin e ekipit. Shumë emra po lidhen me Realin, kështu që pakkush mund ta dijë sesi do të jetë Reali i sezonit të ardhshëm,
Perezi ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve brazilianë me perspektivë, Vinisius dhe Rodrigo, ndërsa tani ka në plan që të blejë edhe një brazilian tjetër të ri. Fjala është për futbollistin 16-vjeçar të Flamengos, Rejnis Zhesus Karvaljo, për të cilin, në fakt, po interesohen edhe Mançester Siti, Roma dhe Juventusi.
Mediumet shkruajnë se Reali është gati që të paguajë klauzolën e shitjes së tij me vlerë prej 70 milionë eurosh, duke qenë se Flamengo nuk do bisedime.