Edhe Plaku i Vitit të Ri do ta mësojë…cilët janë “fëmijët” e futbollit

Thonë se burrat bëjnë shpesh si fëmijë , ndaj në fund të vitit janë ata që kanë marrë dhe do të marrin lodrat më me peshë, duke u lënë fëmijëve të tyre kukulla dhe arushë me bateri. Pale kur flitet për burrat e futbollit, ata nëpër zyra, ketu dhe atje larg , ata që komandojnë lojën e babezise, tamam ata që marrin rolin e “fëmijës” për t’i dhënë jetë slloganit më mbresëlënës për nga hileja “ Gjithcka për fëmijët”. Dhe po të flitej me gjuhën e hapur të lojës me top, me atë që ka vdekur me kohë, burrat bëjnë si fëmijë për të zbatuar skemën që vjen nga maja e Europës, nga UEFA, pikërisht nga “babagjyshi” i kontinentit…
Janë orët e fundit të vitit dhe “fëmijët e llastuar ” janë të parët që presin plotësimin e dëshirava nga babagjyshi i futbollit. Ndërsa presidenti italian kërkon që në vendin e tij të ketë më shumë stadiume dhe më pak racizëm, presidenti anglez lutet për trofe se ka me bollëk edhe stadiume, por edhe popull. Radha është e madhe, plot presidentë që po shkrijnë jetën në fron, që të kënaqen të gjithë me gola në portë, se ata kenaqen me gola ndryshe .
Kur vjen radha e ‘fëmijës së përjetëshëm”, presidentit tonë, zotit Duka, Plaku i Vitit të Ri filloi të mbajë shënime, nuk qëndroimë në këmbë, sepse nuk flitej për një lodër, por për shumë. Cilat ishin ‘lodrat”? Kërkesa e parë ishte krejt shqiptare, që lidhej me fronin, që shefi Duka të depertonte në UEFA, mu ne Komitet Ekzekutiv , pasi në dënimin e Skënderbeut nuk ka gisht, madje ishin futbollistet qe trukuan dhe besimin e tij! Po e dyta? Që zyrat e FSHF-së të mos bëjnë më shumë se 10 milion euro, se do të thonë pastaj se stadiumi i Elbasanit na kushtoi më pak. E treta ? Që ta mbajmë sa më gjatë Panuçin sepse eshte trajneri ideal që e bën lojën jo siç e do populli kuqezi , por siç e do presidenti..zi e zi!
Po për futbollin nuk ke ndonjë kërkesë? –e pyeti Plaku i Vitit të Ri. Përgjigja ishte si kartolinë: futbolli jonë ka arritur kulmin, edhe pak vetë na kanë mbetur për t’i larguar nga stadiumet…

Sfidanti.al