Juan Jesus, polemika me Romën: Nuk më vënë as në foto, cfarë besimi…

Raportet mes Juan Jesus dhe Romës duket se janë prishur përfundimisht. Mbrojtësi brazilian ka gjetur shumë pak hapësira në këtë sezon dhe frustrimin e tij ai po e shfaq edhe në rrjetet sociale me një mesazh që nga njëra anë mund të interpretohet si një batutë e thjeshtë, por nga ana tjetër nuk mund të fshehë një lloj polemike.

Klubi verdhekuq vendosi të komunikojë për afrimin e sfidës me Sampdorian që do të luhet në 24 qershor duke publikuar në  profilin e tij në Instagram një countdown të simbolizuar nga numrat në fanelat e lojtarëve duke u shfaqur një foto grupi, nuk ishte imazhi i Juan Jesus. ‘Sa bukur, Roma nuk më përfshin në foton e profilit të saj. Kjo do të thotë sa besim ka te unë-komentoi Juan Jesus

Polemika vijoi edhe te komentet me një sërë përgjigjesh e kundërpërgjigjesh me tifozët. Dikush i kërkoi Jesus të largohet kështu që Roma kursen koston e pagës së tij dhe futbollisti iu përgjigj: ‘Sipas teje, me ato pak para të miat do të rregullohet bilanci? I ke hapur leksionet e matematikës?’.

Romën e pret një tur force me verdhekuqtë që do të luajnë deri në gusht dhe është e mundur që në ndeshjet e radhës të ketë hapësira për Juan Jesus,  por në fund të sezonit duke parë se në shtator nis edhe viti i tij i fundit në kontratë, largimi i tij nga verdhekuqtë duket se është i paevitueshëm.

sfidanti.al