Ancelotti dhe Messi: do të doja ta stërvisja, ta krahasoja me Ronaldon

Carlo Ancelotti gjatë karrierës së tij ka punuar me disa prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit. në një intervistë për ‘The Guardian’, trajneri i Everton u pyet se cilët janë lojtarët më të mirë me të cilët ai ka punuar ndonjëherë dhe italiani preferoi që të mos cbilancohet në këtë pikë pnga frika se mos harronte ndonjë emër. Por ai iu përgjigj një pyetje se me cilin futbollist do të donte të punonte, me Ancelottin që nuk pati asnjë dyshim teksa përmendi emrin e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi

‘Do të doja të punoja me Lionel Messin edhe pse vetëm për ta krahasuar me Cristiano Ronaldon-ishte përgjigjja e Ancelottit.

Deri në këtë moment, asnjë trajner nuk ka pasur fatin të punojë me të dy yjet e futbollit botëror dhe duket shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që kjo të ndodhë. Por Messi nuk është i vetmi futbollist me të cilin Ancelotti do të donte të punonte në karrierën e tij. ‘Do të doja të punoja edhe me Tottin-vijoi Ancelotti-unë e kam nisur me Romën karrierën time në futboll dhe jam shumë i afeksionuar me të. Totti ishte një idhull aty dhe mua do të më kishte pëlqyer ta stërvisja’

Ancelotti nuk mund të rrinte pa folur për problemet raciale të shpërthyer pas vrasjes së George Floyd. ‘SHBA ka një problem të madh dhe policia është pjesë e këtij problemi, shtë cështja-tha Ancelotti-unë nëse kam një problem për dicka gjëja e parë që bëj është t’i drejtohem policisë që duhet të jetë mbrojtëse dhe kjo nuk ndodhu. policia ka bërë që ky problem që jetë akoma më i madh’.

sfidanti.al