Franca do të lejojë tifozët në stadium duke nisur nga 11 korriku

Stadiumet e futbollit në Francë do të presin tifozë duke nisur nga 11 korriku. qeveria e vendit transalpin ka konfirmuar gjithcka në një komunikate teksa ka bërë të ditur detajet e masave të reja për rikthimin gradual në normalitet të vendit. Është ky një vendim që bie në kontradiktë me atë të pezullimit të Ligue 1 në 28 prill nga ana e Ligës Franceze të Futbollit

Duke nisur që nga dita e hënë, sportet kolektive në francë do të rinisin aktivitetet. Deri tani shumica e skuadrave profesioniste kishin rifilluar stërvitjet por duke respektuar një distancim të madh fizik dhe praktikisht pa kontakte mes futbllistëve. Por pavarësisht kësaj, skuadra si Lyon apo St.Etienne i kanë nisur stërvitjet kolektive, ndërsa Paris Saint Germaini do të nisë punën të hënën me masat e reja të aplikuara nga Ekzekutivi francez.

Në komunikatën e qeverisë transalpine theksohet gjithashtu se në stadiume do të lejohen të hyjnë maksimumi 5000 tifozë. ndeshja e parë zyrtare e futbollit francez pas pandemisë do të luhet në 24 korrik në Stade de France dhe do të jetë finalja e Kupës së Francës mes PSG dhe St.Etienne.

sfidanti.al