Jorginjos iu hap oreksi me Çelsin: Dua të fitoj edhe me Italinë!

Sezonin e mbylli si kampion i Europës me klubin, dhe dëshiron ta bëjë këtë edhe me kombëtaren. Do të ishte përfundimi më i lumtur dhe më i bukur për Jorginjon, “margaritarin” e Çelsit dhe të Italisë, i cili po tregon nivel të lartë klasi dhe pjekurie me çdo fanelë që vesh. Mesfushori italian ka qenë “shkëmb graniti” për Blutë e Londrës duke fituar Championsin, duke arritur zonën Champions në Premier Ligë, si dhe finalen e Kupës së Anglisë, por edhe duke qenë protagonist në fitoren e parë të Italisë në Euro 2020 në stadiumin “Olimpiko” të Romës, 3-0 ndaj Turqisë. “Ky është një moment magjik për mua, – thotë ai, – një moment është ngjyer me të kaltër, madje me blu të thellë”. Kjo sepse edhe Çelsi është blu, dhe Italia e kaltër. “Vështirë të shpjegohet me fjalë ajo që ndjen kur fiton Championsin, por tani dua ta provoj edhe me kombëtaren”, – shprehet Jorginjo.

Sfidanti.al