Të shumtë kanë qenë lojtarët, që gjatë kësaj merkatoje vere i kanë thënë “po”, milionave arabe, mirëpo shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga karriera e tyre, vetëm për të fituar disa para shtesë dhe kanë qëndruar në ekipet respektive.
Një ndër ta është dhe anësori i sulmit të Bajern Mynih, Kingslej Koman, me 27-vjeçarin francez, që ka refuzuar deri më tani 2 oferta të sauditëve, të parën prej 45 milionë eurosh në vit dhe pasardhësen prej 65 milionë eurosh në vit, shifra këto jo pak tunduese. Mirëpo, Koman nuk i ka marrë në konsideratë ofertat, duke refuzuar menjëherë propozimet, madje u ka bërë të ditur klubeve të interesuara se nuk do të pranojë as 100 milionë euro në vit, teksa është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij me “bavarezët”, klub me të cilin ka fituar gjithçka.
sfidanti.al