Java vendimtare e Romës, vjen trajneri, pastaj e ardhmja e Totit!

Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i ndryshëm në krahasim me këtë të tanishmin, ndërsa kjo javë pritet të nisë t’i japë formë. Roma, tashmë e mbetur “jetime” pas largimit të Françesko Totit nga futbolli, do të ketë dy ngjarje këto ditë. Fillimisht, do të prezantohet trajneri i ri, Euzebio Di Françesko, dhe pastaj do të përcaktohet e ardhmja e “Err Capitan”-it.

Di Françesko, pasardhës i Spaletit i ardhur nga Sasuolo, pritet të prezantohet të martën ose të mërkurën, ndërsa Toti besohet se gjatë kësaj jave do të ketë një takim me drejtorin e ri sportiv, Monçi. Ish-kapiteni kërkon një rol drejtues në klub, pasi dëshiron të rregullojë imazhin pas një sezoni të kaluar më së shumti në stol, krejt ndryshe nga sa ka qenë mësuar ai. Pasi të mësojë të ardhmen, Toti do të shkojë me pushime me familjen.

Gjithsesi, Di Françesko dhe Monçi do të nisin të diskutojnë për futbollistët që duhet të marrin sezonin e ardhshëm, në mënyrë që niveli i Romës të mos bjerë, përkundrazi. Sezonin që sapo u mbyll, edhe pse me fare pak kontribut nga Toti, verdhekuqtë arritën rekordin e pikëve në Serinë A, 87, duke dalë nënkampionë dhe duke u kualifikuar direkt për në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.

Sfidanti.al