Fabio Kapelo nuk dorëzohet, trajner futbolli dhe mbi 70 vjeç

Javën që vjen mbush 71 vjeç, por Fabio Kapelo nuk ka ndërmend të dorëzohet. Edhe pse mund të quhet i vjetër dhe i dalë mode, trajneri italian do ta vazhdojë karrierën tashmë në Kinë. Ai ka firmosur kontratën me Xhiangsu Suning të Pekinit ku besohet se do të fitojë 10 milionë euro, ndërsa synon të thyejë rekordet e jetëgjatësisë në profesion.

Kapelo mund të kalojë vitin e ardhshëm Sër Aleks Fergusonin që vazhdoi karrierën deri në moshën 71.5 vjeç, ndërsa pritet të kalojë Tomislav Iviçin (deri 71). Përpara tij janë disa emra të mëdhenj si hungarezi Bela Gutman (74) dhe patrioti italian, Xhovani Trapatoni, që po ashtu e mbylli me Irlandën në vitin 2013 kur ishte 74 vjeç.

Kapelo është emri i tretë i madh i trajningut që vendos të shkojë në Kinë pas trajnerit të kombëtares, Marçelo Lipi, dhe brazilianit Luiz Felipe Skolari që është tek Guangzhou.

Sfidanti.al