Trajneri i Interit është nën presion të madh, dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë në stol më gjatë. Humbja 0-1 në shtëpi me Fiorentinën ka krijuar të gjithë parakushtet që drejtuesit të bëjnë një ndryshim dhe që Interi të drejtohet nga një teknik tjetër (ndoshta, Konte?). Në përfundim të ndeshjes, Simone Inzagi pati kritika për lojtarët e tij, jo për impenjimin, por për cilësinë para portës. “Impenjimi është i plotë, – thotë ai, – por, nuk mjafton. Kemi humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi, padyshim që ka zhgënjim të madh. Ekipi humbi qartësinë ndërsa koha kalonte. Gjithsesi, sikur Lukaku të kishte shënuar gol në rastet që pati, do të flisnim ndryshe”.
Sfidanti.al