Entuziazëm i madh për kthimin e Del Pieros në stadiumin “Alianc”!

E ardhmja e tij duket gjithnjë e më shumë bardhezi, dhe mund të jetë një nga drejtuesit e ardhshëm. Alesandro Del Piero cilësohet si një nga legjendat më të mëdha të Juventusit, ndoshta më e madhja që nga vitet 90-të, ndërsa ish-kapiteni u kthye në stadiumin “Alianc” për ndeshjen ndaj Veronës. Prania e Del Pieros në stadiumin e Torinos ishte një lajm shumë i mirë për tifozët, në një moment tepër të vështirë që po kalon klubi.

Sfidanti.al