Humbja me Aston Vilën ishte e rëndë, madje tepër e rëndë, por jeta vazhdon. Tek Çelsi ende kanë shpresë se do të nisin të bëjnë kthesën me trajnerin Graham Poter dhe sipas mediave angleze, pronari Tod Boehli ende nuk mendon që ta shkarkojë. Pas shpenzimeve të jashtëzakonshme në verë dhe në janar, Blutë e Londrës nuk po japin rendimentin e duhur, përkundrazi dhe vështirë se mund të mendohet një kualifikim në Champions nga kampionati për sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt është 11 pikë larg kur duhen edhe 10 javë deri në përfundim të kampionatit.
Sfidanti.al