Granit Xhaka është golshënues në festën e Arsenalit drejt titullit!

Londinezët ende nuk kanë fituar asgjë, veçse pas triumfit 4-1 ndaj Lids Junajtidit, mediat angleze shkruan se “çfarë do që mund të bëjë Siti, e bën edhe Arsenali”. Gabriel Zhezus, i kthyer tashmë nga dëmtimi, shënoi dy gola, dhe nga një i shtuan Ben Uajt e Granit Xhaka. Skuadra e trajnerit Mikel Arteta përballoi presionin, ndonëse nuk ishte e lehtë dhe Lidsi luftoi fort. Thjesht, mbizotëroi cilësia më e madhe në sulm dhe dëshira më e madhe për fitore e “topçinjve”. Arsenali ka 72 pikë në 29 ndeshje, ndërsa Mançester Siti ka 64 pikë në 28.

Sfidanti.al