Batuta e Verstapenit: Isha kaq shpejt saqë thuajse kapa një zog!

Kampioni i botës realizoi një xhiro të jashtëzakonshme dhe siguroi vendin e parë në prova pa u prekur nga askush. Maks Verstapen ishte tepër i shpejtë në pistën e Melburnit në Çmimin e Madh të Australisë, ndërsa triumfoi në “pole position”, duke lënë pas rivalët. “Isha kaq shpejt saqë thuajse kapa një zog, – tha ai duke qeshur, – jam shumë i kënaqur nga xhiroja dhe vendi i parë. Gjëja kryesore në garë do të jetë të ruaj gomat”. Pas Red Bullit vijnë dy makinat Mercedes me Rasëllin e Hamiltonin që do të provojnë të fitojnë.

Sfidanti.al