Çfarë mëkati, Keidi Bare u kthye në fushë fiks pas humbjes së kombëtares!

Nuk e patëm në momentin që na duhej. Natyrisht, jo për faj të tij, Keidi Bare mungoi për shkak dëmtimi në ndeshjen e parë eliminatore në Euro 2024, por kjo situatë tashmë ka ndryshuar. Pas shumë javësh në fazë rikuperimi, dhe pasi humbi sfidën në Poloni, mesfushori kuqezi u kthye më në fund në fushë. Ai luajti vetëm pak, pasi zëvendësoi sulmuesin Martin Brejthuejt në minutën e 86-të. Gjithsesi, momenti ishte i rëndësishëm për futbollistin 25-vjeçar.

Bare përballoi një kalvar të gjatë duke humbur plot 12 ndeshje në La Ligë, e duke u rikuperuar dalë nga dalë derisa u bashkua me shokët e skuadrës në seancat stërvitore. Espanjoli pret që mesfushori shqiptar të aktivizohet rregullisht në pjesën e fundit të sezonit, për të luajtur një rol të rëndësishëm siç ndodhi vjet. Edicionin e kaluar, 25-vjeçari realizoi një gol e shërbeu dy asistë në 25 ndeshje, ndërsa këtë vit ka luajtur vetëm 12. Shpresa e madhe është që Bare të ruajë gjendjen fizike e të mos pësojë dëmtim tjetër për të qenë gati për kombëtaren në ndeshjet e radhës eliminatore të Europianit 2024, në qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Sfidanti.al