Verstapen fiton në Australi mes kaosit, Hamilton del i dyti!

Nuk ka kush për ta ndalur Red Bullin, dhe skuadrat e tjera do të duhet të luftojnë për vendin e dytë. Maks Verstapen fitoi në mënyrë të shkëlqyer një Çmim të Madh të Australisë në Melburn, ndërsa gara ishte një kaos i vërtetë. Plot 8 makina u tërhoqën, ndërsa tri herë u ngrit lart flamuri i kuq, që do të thotë se kaq herë rreziku ishte maksimal. Konkurrimi përfundoi pas makinës së sigurisë pas 2 orësh e gjysmë në pistë, ndërsa zakonisht një garë kërkon 1 orë e gjysmë. Mes makinave që u tërhoqën ishin edhe Mercedesi i Rasëllit dhe Ferrari i Lëklerkut. Ljuis Hamilton doli në vend të dytë.

Sfidanti.al