Interi ka nisur manovrat në disa fronte për përforcimin e reparteve të skuadrës, ku mesfusha ka një vëmendje jo të vogël. Objektivi kryesor në këtë pikë është Arturo Vidal dhe Marota e ka thënë hapur dëshirën për të pasur kilianin në radhët e zikaltërve. Megjithatë në këtë cështje vështirësitë janë shumë të mëdha, madje ato ndoshta janë rritur pas humbjes së Barcelonës në Superkupën e Spanjës ndaj Atletikos.
Në këtë pikë së fundmi kanë filluar të qarkullojnë zërat që flasin për shfaqjen e interesit të zikaltërve për Kesi të Milanit me të cilin mund të nisin tratativat për një shkëmbim të mundshëm me Politanon. Është kjo një lloj strategjie e Interit për të mos u gjendur I papërgatitur duke parë se vazhdimisht nga Barcelona po vijnë përgjigje negative për Vidal.
Tentativa për Kesi duket se do të shoqërohet nga ajo për blerjen e Eriksen nga Totenhemi dhe jo më për muajin qershor, por për sesionin aktual të merkatos. Në ditët e ardhshme në Itali pritet të vijë agjenti I mesfushorit danez për të dëgjuar ofertën e Interit. Totenhemi nga ana e tij, e sheh me sy të mirë largimin e Eriksen që në janar dhe 20 milionë Eurot e kërkuara nga londinezët, mund të mbulojhen fare mirë nga kartoni I Vesinos.
Sfidanti.al