Kejn do të operohet, sezoni thuajse I mbyllur, Euro 2020 në rrezik

Totenhemi dhe Anglia janë në ankth për Herri Kejn. Sulmuesi anglez  do të duhet të operohet në bicepsin femoral të kofshës së majtë për shkak të këputjes së nje tendine të pësuar ndeshjen e 1 janarit ndaj Sauthemptonit dhe do të kthehet të stërvitet vetëm në muajin prill.

Kjo do të thotë se praktikisht, sulmuesi I Hotspurs e ka mbyllur sezonin me klubin londinez, ndërkohë që në dyshim është edhe prania e tij në Euro 2020 me Tre Luanët. Është ky një telash I madh për trajnerin Zhoze Murinjo që mund të përshpejtojë hapat për blerjen e Piontek nga Milani

Trajneri portugez e parandjeu se dëmtimi I Kejn ishte I rëndë teksa deklaroi se priste lajme negative për gjendjen e tij dhe tani erdhi edhe konfirmimi pas disa konsultave mjekësore nga ku u mësua se sulmuesi anglez do të duhet t’I nënshtrohet operacionit duke humbur një pjesë të mirë të sezonit ndërkohë që vihet në ankth edhe vetë trajneri I Anglisë, Garet Sauthgejt që pret të mësojë kohën e riaftësimit të tij duke parë se Euro 2020 është vetëm pak muaj larg.

Sfidanti.al