Italia ‘merr revanshin’ ndaj Brazilit… për finalen e ‘USA ‘94’

Nuk ishte finalja e Botërorit, nuk luhej në SHBA dhe nuk ishte as viti 1994, por për një mbrëmje, Italia mori një revansh të vogël të asaj finaleje në tokën amerikane kur Brazili fitoi falë gjuajtjeve të 11 metërshave për të siguruar titullin e katërt botëror në historinë e tij.

Skuadra Italiane në këtë ‘remake’ të finales së rreth 26 viteve më parë arriti të fitojë ndaj Seleçaos me rezultatin 1-0 ku vendimtar për Të Kaltrit rezultoi goli I Daniele Masaros

Ishte një sfidë feste në Fortaleza e ndjekur nga 18 mijë tifozë në shkallët e stadiumit. Në fushën e lojës ishtin shumë nga protagonistët e finales së madhe të 1994 dhe  ne formacionet bazë mungonin vetëm Roberto Baxhio, Dunga dhe Branko, ndërkohë që pjesa tjetër duke nisur nga trajnertë Arrigo Saki e Karlos Alberto Parreira ishin të pranishëm dhe u krijua idea se  teë gjithë ishin sërish në Rose Boël të Pasadenës.

Ashtu sikurse edhe në 1994, ishte Brazili që luajti më mirë me Kafu e Romario protagonistë; në pjesën e parë pati 2 gola të anuluar për pozicion jashtë loje ndërkohë që nuk munguan pritjet e mira të Rosit dhe Braljas. Por në fund rezultati I buzëqeshi Italisë falë ndërhyrjes në castet e fundit të Masaros që shënoi në portën e brazilianëve , ndërkohë që vlen të kujtohet se në finalen e 1994 ai e humbi penalltinë e tij

Saki në formacionin bazë të kësaj ndeshje aktivizoi Rosin, Musin, Kostakurtën, Barezin, Panucin, Eranion, Albertinin, Evanin, Zolan, Masaron dhe Kaziragin.

Sfidanti.al