Sikur çdo njeri në planet të mund të ushqehej si Kristiano Ronaldo!

Teorikisht, shkencëtarët kanë llogaritur se njeriu mund të jetojë deri 240 vjeç. Për më tepër, shumica e njerëzve do të donin të ishin të shëndetshëm për gjithë kohëzgjatjen e jetës së tyre, dhe ndoshta do ta mund ta bënin nëse do të kishin mundësi të ushqeheshin si Kristiano Ronaldo. Disa gazeta dhe media në interent po përpiqen të habisin njerëzit me dietën e superyllit portugez, dhe deri diku ky informacion mund t’i ndihmojë njerëzit.

Pra, dihet se është mirë të ushqehesh shpesh nga pak, dhe jo rrallë nga shumë, por nëse do të pyesësh njerëzit e thjeshtë do të të përgjigjesin, se ata kanë angazhime të tjera, janë në punë, do të merren me fëmijët, të vjetrit, janë në udhëtim nëpër qytet apo ndërmjet qyteteve, pra e kanë të pamundur ta bëjnë këtë gjë. Jo gjithkush mund të punojë disa orë në ditë, dhe kjo e ndarë në kohë, siç bën Ronaldo.

Së dyti, ushqimi i tij ka advokado, ka disa lloje peshqish apo prodhime deti, ka mish pule “magjik”, sallata, djathë, vezë, kos frutash me pak yndyrë. Nuk ka pije të gazuara, energjetike, nuk ka ushqime të ngrira. Dakord, por si i bëhet që ne të tjerët ta marrim peshkun gjithmonë të freskët dhe jo të ngrirë? Kush ka mundësi dhe kohë ta bëjë? Është vërtet një paradoks që miliona tifozë që ndihmojnë Ronaldon të jetë i pasur (duke paguar për të parë ndeshjet e tij), për vete as nuk mund t’i afrohen stilit të tij të jetës, as për të ngrënë, jo më për të tjerat.

Sfidanti.al