Inter kalon rrezikun, futbollistët sërish të gjithë negativë në testet për Covid

Inter nuk pati asnjë surprizë të hidhur këtë të diel, pasi edhe këtë radhë testet me tamponë për Covid-19 të kryer nga futbollistët ditën e shtunë rezultuan negative. Te zikaltrit ishte rritur frika se mos ishte krijuar një vatër infektimesh nga coronavirusit pas 5 rasteve pozitive të shfaqura në ditët e kaluara tek drejtuesit e stafin teknik të klubit.

Pikërisht kjo frikë bëri që Interi të anulonte edhe konferencën për shtyp të trajnerit Conte në prag të sfidës me Genoan, ndërkohë që skuadra hyri në një izolim si masë paraprake. Në një rajon si Lombardi ku është shënuar një rritje eksponenciale e rasteve me Covid-19, Interi të paktën nuk ka rrezikun që të shohë t’i shtyhen ndeshje të kampionatit sic po ndodh me Torinon.

sfidanti.al