Inter e Barcelona në tratativa; pranë akordit për Ivan Rakitic

Kalimi i Ivan Rakitic te Interi tani nuk është më thjesht një hipotezë e merkatos. Nga Spanja vijnë lajme që po flasin për nisjen e bisedimeve mes klubit zikaltër dhe Barcelonës. Madje ‘El Mundo Deportivo’ shkon edhe më tej teksa thekson se tëdrejtuesit e të dy klubeve kanë diskutuar më parë për këtë cështje dhe se tani mungon vetëm OK përfundimtar për transferimin e mesfushorit kroat në Milano.

Mësohet se ky operacion do t’i kushtojë Interit 50 milionë Euro, pasi kjo është shifra me të cilën Barcelona vlerëson kartonin e Ivan Rakitic, nënkampionin e botës dhe kampionin e Spanjës. Tashmë për të mbyllur përfundimisht këtë histori duhet pritur fundi i sezonit me Barcelonën që ka edhe finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias për të luajtur

Ivan Rakitic ishte shumë pranë largimit nga Barcelona që verën e kaluar, por vendosi që të qëndrojë për të tentuar fitoren e Ligës së Kampioneve. por ai dështoi në përmbushjen e këtij misioni kështu që vendosi për të ndërmarrë këtë aventurë të re. për më tepër, mbërritja e e Jong nga Ajaksi do t’i ngushtonte hapësirat ndërkohë që edhe raportet me tifozerinë e Barcelonës janë prishur pas humbjes së thellë të pësuar në Anfield

Nga ana e tij, Interi duket se i ka propozuar rolin e protagonistit absolut ndoshta përkrah Brozovic. Ende nuk flitet për një akord mes Marotës dhe futbollistit për kohëzgjatjen e kontratës dhe pagës së Rakitic, por kjo duket se është thjesht një cështje kohe edhe pse te Interi duket se duan të tregohen të kujdesshëm; profili i Rakitic pëlqehet, por ka ende gjëra që duhen vlerësuar.

sfidanti.al