Vitet kalojnë dhe për Ture’; deklaron tërheqjen nga futbolli.

Pas një aventure aspak pozitive me Olimpiakosin në Greqi që zgjati vetëm 3 muaj dhe që u mbyll në dhjetor të 2018, Jaja Ture thotë mjaft dhe tërhiqet nga futbolli i luajtur, lajm që u bë i ditur nga agjenti i futbollistit. Ture’ e nisi karrierën në Belgjikë te Beveren, por 35 vjecari e pati shpërthimin e tij te Barcelona përpara se të bëhej një simbol të Mancester Siti.

I cilësuar si një prej mesfushorëve afrikanë më të mirë në histori, Jaja Ture duket se e ka menduar se cfarë do të bëjë në të ardhmen pas vendimit për të lënë fushat e lojës; do të ushtrojë profesionin e trajnerit. Në karrierën e tij Ture ka punuar me Pep Guardiolën dhe Roberto Mancinin. Me katalanasin ai ka pasur raporte shumë të vështira si te Barcelona ashtu edhe te Mancester Siti me Guardiolën që në 2016 miratoi largimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, ndërkohë që agjenti i Jaja Ture nuk i kurseu sulmet ndaj tij. Ndërsa me Mancinin situata ishte krejt ndryshe me Jaja Ture që u bë shumë shpejt një pikë referimi e asaj skuadre duke fituar 3 tituj; FA Cup, një Premier League dhe një Community Shield. Me trajnerin italian ai krijoi një lidhje të vecantë dhe për këtë arsye mancini tentoi ta marrë atë me vete edhe te Interi.

Përsa i përket karrierës, në palmaresin e tij figurojnë 3 tituj kampionë të Premier League, 2 tituj në Spanjës, 1 kampionat grek, 1 Ligë Kampiones, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evropiane dhe disa kupa kombëtare, ndërsa me kombëtaren e Bregut të Fildishtë fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2015

sfidanti.al